“Bagëtitë i çova te lumi! Ç’më duhen edhe ato, këtu po digjet çdo gjë”/ Banori në Nartë: Situata është shumë e rëndë

1
“bagetite-i-cova-te-lumi!-c’me-duhen-edhe-ato,-ketu-po-digjet-cdo-gje”/-banori-ne-narte:-situata-eshte-shume-e-rende
“Bagëtitë i çova te lumi! Ç’më duhen edhe ato, këtu po digjet çdo gjë”/ Banori në Nartë: Situata është shumë e rëndë

Zjarrfikësit prej dy ditësh janë në luftë me flakët në Gramsh ndërsa pas tyre janë edhe banorët të cilëve u rrezikohen banesat. Në një situatë të tillë banorët shpresojnë që situata të neutralizohet teksa theksojnë se shumë persona janë prekur nga zjarret pasi u është djegur mundi i gjithë jetës.

Një banor i Nartës teksa ka folur për situatën në zonë përlotet teksa shprehet se ka arritur të shpëtojë bagëtitë. Ai thekson se një situatë të tillë të rënduar as bagëtitë nuk i duhen pasi ka humbur gjithçka nga zjarret. Banori i përlotur shton se situata është rënduar për të gjithë banorët dhe jo vetëm për atë.

“I kam çuar në lumë bagëtitë, por e kotë, këtu po digjet çdo gjë, ç’i dua edhe ato. Çfarë të bëjmë, situata është e rëndë për të gjithë jo vetëm për mua,” tha një banor.

after content