
Këngëtarja shqiptare, Egli Tako, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një pamje të re ku shihet duke u rregulluar para pasqyrës.
Në këtë transformim, Egli duket më e freskët se kurrë, me flokët e lëshuara e balluket që i japin një pamje krejt ndryshe dhe mjaft provokuese.
Me një veshje elegante dhe grim të kuruar deri në detaj, ajo ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët nuk kanë hezituar të komentojnë për bukurinë dhe stilin e saj.
Egli Tako po vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj shndërrohet në lajm.
Kjo pasi ajo ishte nder banoret me të komentuara në edicionin e fundit të Big Brother VIP Albania, sidomos pas lidhjes me Gjestin. /ORAinfo/