“Balluku, ‘Miss Korrupsioni’ e 35 viteve”, Bardhi ironizon: Zyrtarja që nuk shkarkohet kurrë mban peng Ramën

1
“balluku,-‘miss-korrupsioni’-e-35-viteve”,-bardhi-ironizon:-zyrtarja-qe-nuk-shkarkohet-kurre-mban-peng-ramen
“Balluku, ‘Miss Korrupsioni’ e 35 viteve”, Bardhi ironizon: Zyrtarja që nuk shkarkohet kurrë mban peng Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar me një postim në facebook ku shkruan se “Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në këto 35 vite i shtetit shqiptar, me kg prova të depozituara në SPAK”. “Për fat të keq deri më tani SPAK na ka provuar se nuk ka guxim për të hetuar me profesionalizëm dhe paanësi aferat ku është e përfshirë Belinda Balluku”.

Ndërkohë në mesazhin e tij Bardhi i referohet edhe denoncimet të një dite më parë të kreut të PD Sali Berisha i cili tha para gazetarëve në selinë e PD, se egziston një videoregjistrim për korrupsionin e Ballukut.

“A është ky videoregjistrim arsyeja e shantazhit dhe sulmeve ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, siç bëjnë me dije burime të mirëinformuara?”, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

REAGIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në këto 35 vite i shtetit shqiptar, me kg prova të depozituara në SPAK. Për fat të keq deri më tani SPAK na ka provuar se nuk ka guxim për të hetuar me profesionalizëm dhe paanësi aferat ku është e përfshirë Belinda Balluku.

Pas denoncimit të Kryetarit të Opozitës, pyetja ime për SPAK është:

– A është ky videoregjistrim arsyeja e shantazhit dhe sulmeve ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, siç bëjnë me dije burime të mirëinformuara?

– Kush po e pengon dhënien rrugë të një hetimi të përfunduar për Belinda Ballukut dhe përgjegjësinë e saj për disa afera korruptive?

Përgjegjësia për aferat korruptive mund të zvarriten, mund të vonohen, mund të pengohen për pak kohë, por kurrë nuk mund të fshihen.