Bardhi emocionon me urimin për ditëlindjen e Sarës, shpreh dëshirën që Nea vitin tjetër të…

33
bardhi-emocionon-me-urimin-per-ditelindjen-e-sares,-shpreh-deshiren-qe-nea-vitin-tjeter-te…
Bardhi emocionon me urimin për ditëlindjen e Sarës, shpreh dëshirën që Nea vitin tjetër të…

Moderatorja e njohur, Sara Gjordeni, feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe familjarët.

Por urimi që trhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i bashkëshortit të saj, Bardhi. Këngëtari i njohur ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku shfaqen ata të dy së bashku.

Krahas këtij imazhi, Bardhi shprehet se është i bekuar që ka Sarën ‘shok të jetës’. Në këtë urim, ai ka shprehur edhe dëshirën për të patur një fëmijë tjetër, një vëlla për të voglën e tyre, Nea.

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime. Gjithmonë i bekuar që kam dikë si ti shok t’jetës. Fjalët janë të vogla kur vjen puna te ti, m’ke bekuar me gjithçka që i kam kërkuar Zotit! Ditëlindjen tjetër ishalla bëhet Nea me vëlla”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij në “Instastory”.

Kujtojmë se Bardhi dhe Sara u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa të dy ishin pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Edhe pse brenda lidhja e tyre ka patur shumë ulje dhe ngritje, jashtë çdo gjë shkoi mirë.

Dy ish-banorët janë martuar dhe së bashku kanë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë, Nea. Sara poston herë pas here foto apo video të vogëlushes, por deri më tani është kujdesur që të mos zbulojë portretin e saj.