Bashkimi Europian: Zjarret po përhapen në mbarë Shqipërinë! Në terren zjarrfikës sllovakë dhe çekë

3
bashkimi-europian:-zjarret-po-perhapen-ne-mbare-shqiperine!-ne-terren-zjarrfikes-sllovake-dhe-ceke
Bashkimi Europian: Zjarret po përhapen në mbarë Shqipërinë! Në terren zjarrfikës sllovakë dhe çekë

Situata nga zjarret në vend është tepër e rëndë. Flakët kanë shkrumbuar përveç qindra hektarëve tokë me rezerva pyjore, dru frutorë, kanë djegur shtëpi dhe vijojnë të përparojnë duke paraqitur rrezik të madh nga Saranda, në Tepelenë, Vlorë dhe Gramsh.

Ministria e Mbrojtjes nuk jep shumë informacion, e “racionon” gati dy herë në ditë, duke treguar për vatrat e shuara gjatë natës.

Megjithatë Bashkimi Europian në Shqipëri zbulon një tjetër realitet të trishtë. Zjarret jo vetëm që po përhapen në mbarë vendin, por tashmë këtu ndodhen edhe ekipe zjarrfikësish çekë e Sllovakë, çka tregon se situata është kritike.

Lajmërimi i BE në Shqipëri:

Zjarret po përhapen në mbarë Shqipërinë, duke shkatërruar natyrën dhe duke rrezikuar jetë.

Por solidariteti i BE-së mbetet e fortë. Krah zjarrfikësve shqiptarë, po punojmë pa u lodhur për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur komunitetet. Këtu, zjarrfikësit sllovakë dhe ata çeke janë në veprim në një zjarr në afërsi të Tepelenës.

after content