Bënte kërdinë në vilat luksoze, lëvizte me mjetet e shtrenjta të grabitura! Kapet në Spanjë “skifteri” shqiptar, ekstradohet drejt Italisë

2
bente-kerdine-ne-vilat-luksoze,-levizte-me-mjetet-e-shtrenjta-te-grabitura!-kapet-ne-spanje-“skifteri”-shqiptar,-ekstradohet-drejt-italise
Bënte kërdinë në vilat luksoze, lëvizte me mjetet e shtrenjta të grabitura! Kapet në Spanjë “skifteri” shqiptar, ekstradohet drejt Italisë

Një 36-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një bande të specializuar në vjedhje banesash dhe vilash, është ekstraduar nga Spanja drejt Italisë.

Mediat italiane raportojnë se momenti i mbërritjes së tij në aeroportin Linate të Milanos është regjistruar nga policia, ndërsa i dyshuari u shoqërua menjëherë në paraburgim. Ai ishte arrestuar disa ditë më parë në Spanjë, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje banesash dhe përvetësim të mallrave të vjedhura.

Hetimi është zhvilluar nga Skuadra Fluturuese e Milanos, nën koordinimin e Prokurorisë së Milanos, dhe u finalizua në dhjetor 2024 me arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë, të dyshuar për të njëjtat krime.

Sipas autoriteteve italiane, banda vepronte me një skemë të mirorganizuar: më parë identifikonin banesat që do grabisnin, kishin role të ndara mes tyre dhe përdornin çelësa të falsifikuar për të hyrë në banesa. Vetëm në muajin nëntor 2024, grupit i atribuohen të paktën 12 vjedhje, të zbuluara falë përgjimeve dhe monitorimit të automjeteve që ata përdornin.

Në dhjetor 2024, policia arriti të lokalizojë dhe arrestojë dy prej anëtarëve në provincën Monza Brianza, ndërsa i treti qëndroi në arrati për 8 muaj, deri kur u kap në Spanjë dhe u ekstradua drejt Italisë.