“Benzi” u përplas me pishën dhe shpërtheu në flakë, polici “hero” nuk pret zjarrfikësen! Futet mes flakëve dhe shpëton tre të rinjtë në Fier

4
“benzi”-u-perplas-me-pishen-dhe-shpertheu-ne-flake,-polici-“hero”-nuk-pret-zjarrfikesen!-futet-mes-flakeve-dhe-shpeton-tre-te-rinjte-ne-fier
“Benzi” u përplas me pishën dhe shpërtheu në flakë, polici “hero” nuk pret zjarrfikësen! Futet mes flakëve dhe shpëton tre të rinjtë në Fier

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier, në zonën e Qafë Koshovicës. Një makinë tip ”Benz’’ humbi kontrollin, u përplas me një pishë dhe u përmbys në rrugë, duke shpërthyer në flakë.

Kanë qenë tre persona, shoferi dhe dy pasagjerë, të rinj të cilët kanë mbetur të plagosur.

Fatmirësisht të tre kanë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kjo ”falë’’ policit i cili u gjend “në kohën dhe momentin e duhur”.

Një qytetar ka filmuar momentin ku një efektiv polici i cili u gjend në vendngjarje pa pritur zjarrfikësit, ka hyrë mes flakëve dhe ka arritur të nxjerrë të gjallë katër personat e bllokuar në automjet. Veprimi i tij i guximshëm ka shmangur një tragjedi të madhe.

Qytetari që raportoi ngjarjen shprehet se falë ndërhyrjes së menjëhershme të policit, të plagosurit u shpëtuan nga vdekja e sigurt.

after content