Berisha: Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar për ‘McGonigal’

2
berisha:-opozita-do-krijoje-komisionin-hetimor-parlamentar-per-‘mcgonigal’
Berisha: Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar për ‘McGonigal’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se po bëhet mburojë e kryeministrit Edi Rama, duke mos hapur dosjen “McGonigal”.

Ky i fundit tha Berisha është armik i presidentit Donald Trump dhe një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, për të cilën tha se FBI hapi dosjen 2 javë më parë.

Ai është shprehur se opozita do të krijojë komisionin hetimor parlamentar për atë që ai e quan “veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal, në Shqipëri e Kosovë”.

Ai tha se opozita do të faktojë mbrojtjen që Dumani po i bën kësaj dosjeje.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Rikujtoj se, për shkak të urrejtjes së Edi Ramës për fjalën e lirë, shqiptarët janë të gjobitur dhe duhet të paguajnë nga taksat e tyre 120 mln euro për Agon Channel.

Dhe kjo, ndonëse është veprimtari, vendimet personale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, këto i amniston Altin Troplini dhe nuk hap çështje penale ndaj tyre.

Qëndrim të njëjtë kanë mbajtur ndaj Ora News, të cilin e konfiskuan në mënyrën më antiligjore, dhe së fundmi e mbyllën informativ, ndër më të pavarurit në Shqipëri News 24.

Së dyti, jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal.

McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit.

Paçka se, McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, u kontraktua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në Nju Jork për të kryer misionin e tij kundër opozitës.

Paçka se, McGonigal urdhëroi Ramën të heqë licenca të një kompanie ruse, për t’ia dhënë një kompanie tjetër ruse, të lidhur me Deripaskën.

Paçka se, famëziu McGonigal vendosi gjoba të tmerrshme, një gjer në 5 milionë euro bizneseve shqiptare, duke i mashtruar me blacklistim.

Paçka se McGonigal, udhëtoi në Vjenë, duke përzgjedhur dhe një prokuror amerikan, udhëtoi në Vjenë më ministër të narkoqeverisë Rama, për të dëgjuar përrallat e Tom Doshit dhe dhe Durim Bamit, se si kishte nxitur Ilir Meta Durimin për të vrarë Tom Doshin.

Pra, aktiviteti kriminal i McGonigal dhe Edi Ramës është më i dënueshmi pas atij që McGonigal ka kryer në SHBA ndaj presidentit në detyrë, Donald Trump, pas ardhjes së tij herën e parë në pushtet.

Me gjithë këto, Altin Troplini, ky mercenar, që nuk ka as ligj as oral, mban në sirtar dosjen e McGonigal prej dy vitesh, të dorëzuar aty, nga opozita. E garantoj Altin Troplinin se, do të jetë opozita që do të hetojë Ramën, McGonigalin dhe Altin Troplinin, së bashku, të lidhur ngushtë në një krim të shëmtuar.

Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri, do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë, sikundër do të demaskojë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit, delinkuent dhe një nga protagonistët kryesorë në mashtrimin e madh të dosjes ruse për presidentin Donald Trump, në mandatin e tij të parë.

after content