Berisha pas daljes nga SPAK: Në bisedën e Hajrit dhe Çyrbes, del Ulsi Manja

1
berisha-pas-daljes-nga-spak:-ne-biseden-e-hajrit-dhe-cyrbes,-del-ulsi-manja
Berisha pas daljes nga SPAK: Në bisedën e Hajrit dhe Çyrbes, del Ulsi Manja

Sali Berisha kreu i Partisë Demokratike ka folur këtë të hënë përpara SPAK, ku është bërë dhe traditë e çdo jave pas paraqitjes për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Berisha në fjalën e tij ka akuzuar kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani si bashkëpunëtor me krimin, duke vijuar akuzat lidhur me mos zbatimin sipas tij të urdhër-arrestit për Troplinët gjatë fushatës elektorale.

Nga ana tjetër në fjalën e tij Berisha sot ka përmendur dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja i cili sipas tij është në bisedat telefonike të dy të arrestuarve, Altin Hajrit dhe ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

“Shënimi i sotshëm, zv.kreut të krimit elektoral Altin Troplinit. Nuk mund të quhet ndryshe ky pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep të urdhër-arrestit për Troplinët deri sa të u arratisën. Kam paraqitur këtu para jush, bashkëpunimin e ngushtë të Taulant Ballës me Suel Çelën, se ne po i arrestojmë kundërshtarët e tu dhe ju do jepni votat që kërkoni.

Kam folur për bisedën tjetër telefonike ku thotë se me Dritan Allullin do nxjerrësh dy terroristë të vërtet që i vunë tritolin Lulzim Kullës. Edhe nga këta dy, Balla me Allullin i liroi, Alluli është diku në KLGJ. Në bisedat e Altin Hajrit me Jurgis Çyrbje, emri Olsi është për Ulsiun. Olsi ata i thoshin Ulsiut

Ulusiu e keni vënë re ju si ndërron kostumet. Pra të gjitha këto mbrohen me vendosmëri nga Altin Troplini. I siguroj se bashkëpunimi i tij me krimin do të marrë ndëshkimin e merituar. Drejtësia e George Soros armikut të egër të kombit amerikan ka tentakulat e veta në Shqipëri. “-tha Berisha.