Berisha: Po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore

2
berisha:-po-te-kishte-qeveri-te-vertete-delvina-dhe-zona-te-tjera-sot-do-ishin-shpallur-zona-te-fatkeqesise-natyrore
Berisha: Po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore

Berisha: Po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore

Berisha: Po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona
Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët u shpreh se po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore

Berisha: Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore.

Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh kjo nuk bën.

Edhe njëherë. Me 21 mln euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama.

Shqipëria e ‘rrethuar’ nga flakët/ Berisha: Në dhjetëra zona situata e zjarreve jashtë kontrollit
Me 10 milionë satelitët.

Me 7 milionë ‘Giro d’Italia’.

Me 50 mln më tepër se kostoja në tunelin e Llogarasë, Shqipëria do të kishte dy ‘Canada Air’, do kishte të paktën edhe 150-200 zjarrfikëse më shumë.

Përsa i përket sipërfaqeve të Greqisë dhe Italisë, duhet të jesh i metë, duhet të kesh të meta mendore që të bësh krahasimin e një vendi me 28 mijë kilometra katror me vende që janë me 90 njëri, e sa është tjetri, Gadishulli Apenin, mijëra kilometra i gjatë.

Nuk ka asnjë justifikim. Do të mbrohet me shpenzimet e tij të tmerrshme abuzive.

Nëse nuk do të përdorte 21 mln euro për çarter, nëqoftëse nuk do të përdoreshin 7 mln euro për ‘Giro d’Italia’ për të mashtruar shqiptarët për vota, 10 mln euro për satelitët, se na duhen për zjarret.

Nëse nuk do të paguheshin 50 mln euro më shumë për tunelin e Llogarasë dhe po shkon në 70 mln ç‘është e vërteta, po shkon në 70 mln tani, natyrisht Shqipëria jo veç që do i shuante vetë zjarret, por do ndihmonte dhe Greqinë, që na ka ndihmuar dhe i falënderoj.

Do ndihmonte Italinë, e cila na ka ndihmuar dhe e falënderoj, për shuarjen e zjarreve.

after content