Besi e ka përjetuar rëndë ndarjen nga Xhensila, merr vendim shokues ndaj saj

1

Pas ndarjes – Bes Kallaku mbulon tatuazhin që ia dedikoi Xhensila Myrtezajt?

Prej kohësh, martesa mes aktorit e këngëtarit të njohur Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj ka marrë fund.

Pas një historie të gjatë dashurie dhe një martese që dikur u konsiderua ndër më të dashurat për publikun shqiptar, dyshja kanë vazhduar në rrugë të ndara.

Megjithatë, së fundmi, një detaj i vogël por domethënës ka rikthyer vëmendjen te ky ish-çift.

Besi, i cili dikur kishte bërë një tatuazh dedikuar Xhensilës, ka vendosur të mbulojë një pjesë të tij, duke lënë pas edhe në mënyrë simbolike atë që dikur ishte një dëshmi dashurie.

Tatuazhi, ku shkruhej “B – Xh” – inicialet e emrave të tyre – është ndryshuar: shkronja “Xh” është mbuluar me ngjyrë të zezë, duke mbetur vetëm shkronja “B”.

Ky veprim nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit në rrjete sociale, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë përfundimtare të mbylljes së një kapitulli emocional, jo vetëm në jetën publike të Besit, por edhe në atë personale.

Duket se ai ka zgjedhur të heqë jo vetëm kujtimet, por edhe gjurmët fizike të një lidhjeje që tashmë është pjesë e së kaluarës.

Ndërkohë, Myrtezaj ka vazhduar të ruajë një profil të qetë dhe të rezervuar në raport me jetën private.

Për të dy, duket se rrugët janë ndarë qartë dhe me respekt, ndërsa publiku vazhdon të ndjekë me interes jo vetëm projektet e tyre artistike, por edhe detajet simbolike të jetës së tyre personale.