Bie nga lartësia, 66-vjeçari humb jetën në një kantier ndërtimi në Kinostudio

5
bie-nga-lartesia,-66-vjecari-humb-jeten-ne-nje-kantier-ndertimi-ne-kinostudio
Bie nga lartësia, 66-vjeçari humb jetën në një kantier ndërtimi në Kinostudio

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kinostudios, në Tiranë. Rreth orës 09:30, një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi.

Viktima është identifikuar si shtetasi Rr. M., 66 vjeç. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, ai nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.

Njoftimi

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.

after content