Blero bën paralajmërimin e frikshëm

3

Artisti i njohur, Blero, ka nxitur dyshimet se po planifikon t’i japë fund karrierës.

Përmes një postimi në Instagram, Blero ka falënderuar të gjithë përkrahësit, duke thënë se albumi i tij i fundit do të quhet “The End”, shkruan IndeksOnline.

Për këtë album, Blero është duke punuar tash e sa kohë.

Duke njoftuar se ky është albumi i tij i fundit, dhe edhe vet albumin e ka emëruar “The End”, Blero duket se dalëngadalë po i jep fund karrierës së tij të bujshme.

Rrugëtimi i tij në muzikë është shoqëruar me dhjetëra këngë që janë bërë hite.