“Blero në lidhje të re dashurie, ish e dashura e bën horë-I përmend diçka intime”

4

Këngëtari i njohur Blero Muharremi është parë së fundmi në një lokal të Prishtinës në shoqërinë e një femre misterioze, duke ngritur dyshime për një lidhje të re.

Nga pamjet, të dy duken të afërt, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një romancë apo thjesht një miqësi.

Kjo shfaqje vjen pak javë pas ndarjes së Bleros nga e dashura e tij e fundit, një vajzë nga Peja që jetonte në Oslo.

Ata u panë për herë të parë së bashku në Shën Valentin dhe më vonë Blero i kushtoi edhe një urim romantik për ditëlindjen. Megjithatë, lidhja nuk zgjati dhe çifti nuk ndiqet më në rrjete sociale.

Sipas “Prive”, ish-e dashura e tij ka postuar një mesazh në InstaStory, që dyshohet se i drejtohet Bleros:

“Veç një gjë e kam mësuar në jetë, ruaju prej atyre që të thonë gjithë kohën të dua.”