
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj angazhimit të forcave të huaja në shuarjen e zjarreve në Tepelenë, duke e vlerësuar si shembull solidariteti, ndërkohë që ka akuzuar qeverinë për përdorimin e policisë dhe ushtrisë kundër medias News24.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: “Zjarrfikës çek dhe sllovak në luftën kundër zjarreve në Tepelenë! Kurse policët dhe ushtarët e Ramaduros në luftë kundër News24! Mirënjohje vendeve mike dhe BE për solidaritetin e tyre. Dënoj me forcën më të madhe angazhimin e qindra forcave policore dhe ushtarake në akte kriminale antiligjore ndaj mediave.”
Reagimi i Berishës vjen pas ndërhyrjes së policisë në mëngjesin e 9 gushtit, kur forcat e rendit rrethuan godinën e News24, ndërprenë energjinë dhe bllokuan hyrjen e gazetarëve, duke e lënë televizionin jashtë transmetimit për disa ditë.