Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh

3
bllokohet-aksi-kombetar-lac-lezhe,-radhe-kilometrike-automjetesh
Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh

Fluksi i madh i automjeteve drejt bregdetit të Lezhës dhe Velipojës ka shkaktuar bllokime dhe radhë kilometrike në aksin kombëtar Laç–Lezhë.

Qindra qytetarë që po udhëtojnë drejt plazheve janë përballur me trafik të rënduar dhe pritje të gjata, veçanërisht në rrethrrotullimin e Fushë Milotit, ku automjetet pothuajse nuk lëvizin.

Temperaturat e larta, mbi 40°C, e bëjnë pritjen edhe më të vështirë për drejtuesit dhe pasagjerët.

Situata rëndohet edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, që rrezikon shembjen. Për shkak të kësaj, trafiku po zhvillohet vetëm në një itinerar në këtë nyje kyçe, duke ngadalësuar qarkullimin drejt veriut dhe bregdetit të Adriatikut.

after content