Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit.
Prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat e ligjit, njofton kapitali.
Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar që Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka dorëzuar në QKB, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit zbriti në 15.71 për qind nga 19.81 për qind në fund të vitit 2023.
Aktualisht Banka e Bashkuar e Shqipërisë zotërohet në masën 98 për qind nga shoqëria e sigurimeve Eurosig e biznesmenit Kadri Morinaj, ndërsa 2 për qind e aksioneve të saj zotërohen nga disa aksionerë të vegjël.