‘Bukuria’ kushton! U zbulua nga berberi që e qethi, si u kap në hotel “DOKO” Flodian Plaku

4
‘bukuria’-kushton!-u-zbulua-nga-berberi-qe-e-qethi,-si-u-kap-ne-hotel-“doko”-flodian-plaku
‘Bukuria’ kushton! U zbulua nga berberi që e qethi, si u kap në hotel “DOKO” Flodian Plaku

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Flodian Plakut, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024. Plaku u arrestua në ambjentet e Hotel “Doko” në Radhimë të Vlorës, teksa ai po qëndronte me mikun e tij Julian Aliaj. Por si u bë i mundur lokalizimi i tij nga Forcat Operacionale?

Edhe pse mendohej se ishte në Spanjë, përgjimet e miqve dhe familjarëve të tij që i dërgonin për të ngrënë tregonin se ai ishte në Orikum, prej 4 muajsh. Oranews shkruan se më 3 Gusht 2025, në adresë të Flodian Plakut, niset një berber nga Vlora. Berberi ishte porositur nga miqtë e Plakut, për të shkuar në ambjentet e një hoteli në Radhimë, i quajtur hotel “Doko”.

Agjentët e operacionales kanë ndjekur me përpikmëri berberin, i cili ka hyrë në ambjentet e hotelit, për të qethur Flodian Plakun. Veprimet e berberit janë ndjekur nga një çift operacional edhe pasi ka mbaruar punë me qethjen e Flodian Plakut. Pasi janë bindur për vendodhjen e tij, është kërkuar ndërhyrja e një njësie të repartit RENEA, të cilët hynë blic në ambjentet e hotel ‘DOKO’ në Radhimë, duke mundësuar arrestimin e tij.

Me syze dhe gjerdan ari! FOTO e momentit të arrestuar nga Flodian Plakun, 7 të ndaluar bashkë me të
Gjatë arrestimit Flodian Plakut i janë gjetur me vete 2 armë zjarri, të cilat janë sekuestruar. Po ashtu, mesohet se gjatë operacionit janë ndaluar 7 persona të tjerë që mesa duket shoqëronin 42-vjeçarin. Megjithatë edhe pse të ndaluar, identiteti i asnjërit prej tyre nuk është mësuar.

Plaku akuzohet si personi që ekzekutoi Gentian Bejtjan. Identifikimi i Florian Plakut është kryer përmes një analize ADN-je, pasi gjurmët e tij të gishtave janë gjetur në një makinë Golf 7 që dyshohet se u përdor për largimin e autorëve të vrasjes. Gjurma biologjike e marrë në makinë është krahasuar në bankën e të dhënave të ADN-së që ndodhet në policinë kriminale në Policinë e Shtetit, e cila rezultoi se i përkiste gjurmëve të personit të arrestuar në 2019 për trafik droge, Florian Plaku.

Si u realizua vrasja?

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit të vitit 2024 brenda oborrit të banesës së Larushk. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Në të shkuarën ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI

after content