Deklarata e ministrit të Brendshëm për të mos i kaluar vetëm me gjobë rastet kur makinat parkohen në rresht të dytë, por ti kalojnë në prokurori, është pasuar me një numër të lartë procedimesh.
Policia thotë se ka proceduar 72 drejtues për këtë veprim duke shtuar se ata penguan qarkullimin e automjeteve të urgjencës dhe lëvizjen.
Sipas kodit rrugor në raste të tilla veç gjobës është dhe rreziku për burg deri në tre vite.
Ndërkaq në 30 ditë 226 drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga të cilët 139 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 87 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Masat janë shtuar edhe me pezullimin e lejeve të drejtimit në 252 të tilla për tejkalim të shpejtësisë por edhe për shkelje të tjera të kodit rrugor.
Veç gjobës për ta siç thuhet në deklaratë është vendosur edhe ulja e pikëve në patent.
Në total janë vendosur mbi 22 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë ku nuk kanë munguar as rastet e lëvizjes me mbi 240 kilometër në orë.
Nën monitorim janë edhe rastet e drejtuesve që nuk qëndrojnë në rradhë në rast të trafikut.