Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Butrint Imeri, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titullin “Më mungon”, duke shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij të ngjeshur.
Kënga u publikua pasditen e së mërkurës në platformën YouTube dhe ka marrë menjëherë reagime të shumta pozitive nga fansat.
Vetëm brenda një ore nga publikimi, videoklipi arriti rreth 19 mijë klikime, duke e vendosur projektin në rrugën drejt një hiti veror.
Kënga është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e artistit, të cilët kanë e shpërndarë në rrjetet sociale.
