Çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës për Veliajn? Braho zbulon prapaskenat: Kryeministi po e vonon me qëllim…

1

Për juristin dhe avokatin, Ledio Braho, shkarkimi i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj duhet trajtuar ndryshe, për shkak se ishte kryeministri Rama i cili nga Asambleja e PS, shpalosi rrugëtimin që duhej ndjekur për shkarkimin nga detyra.

Në një intervistë për një emision televiziv, Braho tha se argumenti i sjellë nga kreu i qeverisë për mosparaqitje në detyrë të kryetarit të Bashkisë, nuk qëndron, pasi kushtet për ta shkarkuar janë plotësuar që në maj, siç e parashikon afati ligjor prej 3 muajsh.
Sipas Brahos, ajo që përbën interes është fakti se çfarë fshihet pas kërkesës së Ramës, që Këshilli Bashkiak të vijojë me propozimin për shkarkimin e Veliajt.

Lidhur me mundësinë e dërgimit në Kushtetuese në rast shkarkimi, Braho solli në vëmendje precedentin e kryebashkiakut Zef Hila, i cili arriti të fitonte betejën në gjykatë dhe ta konsideronte vendimmarrjen e Ramës si antikushtetuese.

Shkarkimi i Veliajt duhet trajtuar ndryshe. Në Asamble ishte kryeministri që e shpalosi si një rrugëtim që duhet ndjekur për propozimin e shkarkimit, meqë s’ishte paraqitur në detyrë. S’është një afat që është plotësuar në shtator, por që në maj është plotësuar nëse do të ndiqej standardi i mungesës në detyrë.

Do kishte qenë më ligjore nëse do e shkarkonte direkt për shkelje të rënda të Kushtetutës e ligjit. Këtë s’e ka aplikuar këtë dispozitë në disa raste. Në rastin e Belerit u përdor një artificë për shkarkimin, ngjashëm po ndodh edhe me kryebashkiakun e Tiranës. Po pret propozimin nga Këshilli Bashkiak për ta shkarkuar. Procedura e rregullt do të ishte që kryebashkiaku të thirrej në seancën e këshillit.

Është një qëndrim i mbajtur nga GJK. Është precedent i Zef Hilës më 2019 dhe e fitoi në Gjykatën Kushtetuese, shkarkimi nga Rama është konsideruar antikushtetues. Nëse Rama do t’i shërbejë tërthorazi Veliajt për të fituar në Kushtetuese ose Strasburg, Do shihet procesi si do vijojë, duhet parë rezultati. Nëse do ndiqet procedura e rregullt apo do vijohet me shkarkimin.

Rasti i Belerit është thirrur nga Celibashi, dhe është thirrur me polici në komision, u zhvuillua një seancë në KQZ, rasti i Beqajt në komision hetimor. Ka raste të ngjashme, mbetet për t’u parë se kush janë prapaskenat e procedurës, nëse ka prapavijë politike që të ndihmohet për të konstatuar parregullsi gjatë procesit të tij.