Çfarë ndodhi? G-Bani bën lëvizjen e papritur ndaj Ledion Liços

1
cfare-ndodhi?-g-bani-ben-levizjen-e-papritur-ndaj-ledion-licos
Çfarë ndodhi? G-Bani bën lëvizjen e papritur ndaj Ledion Liços

G-Bani ishte i ftuar së fundmi në një intervistë ku rrëfeu se raportet mes tij dhe “Top Channel” nuk janë aspak mirë.

“Marrëdhëniet me Topin në këto momente janë të këqija. Kam nja 3-4 gjëra që dyshoj pse janë të këqija”, tha G-Bani si fillim.

Më pas ai shtoi: “U vetofrova pa pagesë për të marrë pjesë me nja dy këngë në Portokalli… po nuk erdhi konfirmimi asnjëherë nga sipër. Dhe kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë të mira”.

Pas kësaj deklarate, reperi ka marrë një tjetër vendim: ai ka hequr nga lista e ndjekësve Ledion Liçon.

Me këtë veprim reperi ka theksuar edhe më shumë krisjen me Top Channel.

after content