
Kaltrina Selimi një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare, edhe këtë verë vazhdon të jetë aktive në ahengje dhe mbrëmje muzikore familjare.
Megjithatë, këtë sezon ajo ka vendosur të vijë ndryshe nga herët e tjera. Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, Kaltrina shfaqet më e bukur se kurrë më parë, shkruan Kosovarja.
E kuruar deri në detajin më të vogël dhe e veshur me një fustan glamur, ajo ka tërhequr vëmendjen me pamjen elegante dhe transformimin e saj të freskët.
Andaj nuk kanë munguar as komentet pozitive nga ndjekësit.