Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë/ Bastisnin shtëpitë në seri, gjenden bizhuteri floriri të vjedhura, dhe maska

2
cmontohet-banda-e-‘skiftereve’-shqiptare/-bastisnin-shtepite-ne-seri,-gjenden-bizhuteri-floriri-te-vjedhura,-dhe-maska
Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë/ Bastisnin shtëpitë në seri, gjenden bizhuteri floriri të vjedhura, dhe maska

Karabinierët e Kompanisë Gubbio në Itali 3 shqiptarë të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale ‘skifterësh’, që grabisnin banesat e vendasve në seri. Të ndaluarit janë 30, 36 dhe 41 vjeç, që akuzohen tashmë për vjedhje të rëndë.

Një telefonatë sinjalizoi efektivët, teksa të dyshuarit u panë me një makinë, përgjatë autostradës SS318. Makina nuk arriti të ndalonte në një pikë kontrolli dhe u largua me shpejtësi drejt Perugias. Këtu nisi një ndjekje, teksa u desh edhe përfshirja e patrullave të tjera në aksion.

Dy nga pasagjerët e makinës u ndaluan menjëherë dhe u arrestuan nga karabinierët, ndërsa i treti arriti të ikte në pyjet përreth. Ai u identifikua pasi u gjetën dokumentet e tij, të cilat ishin lënë brenda makinës. Hetimet e mëvonshme zbuluan se ishte person me precedentë penalë dhe ndalim për të hyrë në Itali.

Vetëm në orët e para të mëngjesit ai u lokalizua dhe kap në Gualdo Tadino dhe u mbyll në paraburgim, bashkë me dy të tjerët, informon media italiane.

Brenda makinës u gjetën gjithashtu mjete të vjedhura, pajisje për të kryr bastisjet, veshje për maskim, bizhuteri ari dhe sende me vlerë, të cilat iu kthyen menjëherë pronarëve të tyre. Gjykata konfirmoi masat e arrestit dhe mbajtjen në burgun e Perugia-Capanne.