
Artistja e njohur, Dafina Dauti ka kritikuar artistët shqiptarë që nuk dolën në përkrahje të krerëve të UÇK-së, të cilët janë në Hagë.
Ajo tha se edhe nëse nuk kanë pasur mundësi të jenë fizikisht të pranishëm në protestë, sipas saj, mbështetjen e tyre do të mund ta tregonin edhe përmes rrjeteve sociale.
“Artistët që janë gjeneratë më e vjetër, ata nuk e kuptojë pse nuk e përkrahin këtë protestë, sepse këta të rinjt nuk e dinë qysh ka qenë lufta. U kanë kushtuar këngë UÇK-së dhe prapë nuk dalin në përkrahje të tyre, më vjen shumë çudi dhe befasohem”.
“Secili artist ndoshta edhe ka punë, ka data të zëna shumë më herët dhe nuk mund të jetë në protestë, por pse nuk e kanë përkrahur të paktën përmes rrjeteve sociale, aty befasohem. Lufta e UÇK-së ka qenë shumë e pastër dhe janë këto tri shkronja me të cilat ne gjithë jetën do të krenohemi me to. Gjithë jetën do të mundohem t’u flas fëmijëve të mi, sepse ata nuk e kanë ditur se si ka qenë lufta”, u shpreh ajo sot në emision “Weekend” në Klan Kosova.
Teksa fliste për UÇK-në, Dafina u përlot dhe tregoi rëndësinë e bisedave të prindërve me fëmijët e tyre, në lidhje me historinë e popullit tonë.
“Mendoj që familjarët duhet t’i ulin fëmijët dhe t’u flasin për një histori tonën, që histori më të bukur nuk ka asnjë popull, a e di çka do të thotë të vdesësh për liri të Kosovës, sinqerisht është emocionuese, me dhënë jetën për liri dhe me dhënë gjymtyrë për liri, e të gjitha”.
“Kur flitet për ta, trupi rrënqethet dhe lotët dalin pa dashje dhe t’i mos t’i përkrahësh ata njerëz që sot po gjykohen padrejtësisht, për mua është komplet e pakuptimtë, nuk gjej fjalë çfarë të them për këtë”, u shpreh tutje artistja.