Dafina i bën ‘diss’ Elvanës dhe ‘lufta’ mesa duket sapo filloi

2

‘Lumja toka’ është kënga më e re e Elvana Gjatës.

Ajo erdhi me motive tradicionale shqiptare edhe në pjesën e imazhit, diçka që duket se nuk i ka kaluar Dafina Zeqirit pa e vënë re.

Ajo, pa ndonjë arsye specifike (nuk është as përvjetor i këngës e as i postimeve) ka ndarë pamje nga klipi i saj “Million” ku shfaqet me veshje tradicionale dhe me një set-up që i ngjan goxha klipit të fundit të Elvanës.

Mesazhi? Shumë, po shumë i qartë.

Dafina siç duket dëshiron ose që të tregojë se ka qenë e para me këtë trend, ose do ta vë në dukje që është Elvana ajo që po e kopjon. Ose, ose – të dyja bashkë!

Në vitin 2022, Dafina pati folur për “pandemi tallavaje” në performancat live të këngëtarëve në estradë. Zhvillimi pati ardhur pak ditë pasi Elvana këndoi këngë të të tjerëve në skenën e SUnny Hill Festival. Atëbotë, Elvana pati çuar një mesazh me një story ku shprehej: “Mos u bë xheloze” duke dëshmuar rivalitetin në ajër mes dy vajzave.

A do kemi një reagim nga Elvana këtë herë?