Dalin pamjet e reja: CEO i “Astronomer” dhe dashnorja e tij po putheshin vazhdimisht gjatë koncertit të Coldplay

7

CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe shefja e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, janë kapur në një moment shumë intim gjatë një koncerti të grupit Coldplay – dhe jo vetëm në kamerën e puthjes.

Në një video të siguruar nga pas shpinës së tyre, dyshja shihen teksa shijojnë këngën “Yellow” të kënduar nga Chris Martin, ndërsa turma në stadium mban të ndezura dritat e telefonave në një atmosferë magjike.

Andy dhe Kristin shfaqen siluetë përballë skenës së ndriçuar, duke lëkundur trupat në ritmin e muzikës. Herë pas here, ata mbështesin krahët mbi njëri-tjetrin, dhe në një moment, Andy afrohet për ta puthur Kristin.

Edhe pse më herët ishin parë bashkë nga pjesa ballore e stadiumit, ky kënd i pasëm tregon një afërsi më të thellë mes tyre – sidomos për faktin se nuk ishin në vëmendjen e gjithë audiencës.

Pas publikimit të videos dhe rrjedhës së ngjarjeve, Andy është larguar përkohësisht nga detyra si CEO, ndërsa Kristin është pezulluar nga pozita e saj – sipas një raporti të Axios.

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende publikisht për situatën, por kompania Astronomer ka njoftuar se ka nisur një hetim të brendshëm. Sipas të gjitha gjasave, kjo video do të jetë një nga dëshmitë kryesore në këtë proces. /Telegrafi