Danja flet për jetën e saj private: Jam shumë xheloze, e kapa vetën duke…

3

Modelja e njohur, Danja Koka, në një intervistë për “Pushime on Top”, ka hapur dyer për jetën e saj private dhe ka folur për ndjenjat dhe sjelljet që shpesh nuk i shpreh hapur.

Ajo pranoi se ndonëse e mohon, herë pas here e ka kapur veten duke u bërë xheloze. “Unë them nuk jam xheloze.

Por e kam kapur veten një dy herë duke kontrolluar. E di që nuk është mirë, por ne gocat ndonjëherë e kërkojmë shejtanin aty ku nuk është,”, tha ajo me humor.

Në lidhje me përdorimin e rrjeteve sociale, modelja pranoi gjithashtu se ka përdorur një llogari false në të kaluarën.

“E kam hapur vetëm tre muaj dikur para tre vitesh. Kisha një profil fals. Pastaj i thashë vetes ‘o goc për çfarë të duhet’. E lashë pastaj, e hoqa. Do të thuash ti a më duhet ndonjëherë për të parë… u them shoqeve të mia.”, shprehu ajo.