
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një dasmë në Patra të Greqisë, ku gëzimi u shndërrua në dhimbje për familjarët dhe të ftuarit. Gjyshi 85-vjeçar i nuses humbi jetën papritur gjatë festimeve.
Sipas raportimeve të flamis.gr, ngjarja ndodhi teksa çifti dhe të ftuarit po festonin me valle e këngë, kur i moshuari u ngrit për të kërcyer, në nder të mbesës së tij.
Pas kërcimit, ai u ul për të pushuar, por papritur u rrëzua pa ndjenja, para syve të të ftuarve.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu ofrua në vendngjarje, 85-vjeçari fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
Pas kësaj dasma u ndërpre menjëherë, ndërsa ambienti festues u mbush me trishtim dhe lot. Të afërmit e çiftit dhe miqtë janë tronditur nga humbja e papritur.