Dasma kthehet në TRAGJEDI! Qëllohet për vdekje dhëndri 23-vjeçar

1
dasma-kthehet-ne-tragjedi!-qellohet-per-vdekje-dhendri-23-vjecar
Dasma kthehet në TRAGJEDI! Qëllohet për vdekje dhëndri 23-vjeçar

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Turqi ku një persona është qëlluar për vdekje.

Mësohet se i riu u vra aksidentalisht në dasmën e tij kur një i ftuar hapi zjarr gjatë festës. 23-vjeçari ndërroi jetë një ditë pas dasmës, në një fshat në provincën veriore të Giresunit.

Një e afërme nga ana e dhëndrit, është e dyshuar për të shtënat fatale dhe tashmë është arrestuar.

Aksidentet nga të shtëna të ngjashme gjatë festimeve janë të zakonshme në Turqi, ku sipas vlerësimeve të një fondacioni vendas, ka rreth 40 milionë armë zjarri në qarkullim, shumica e të cilave janë të paligjshme.

Një person u vra aksidentalisht dhe dy të tjerë u plagosën javën e kaluar në një incident të ngjashëm në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit.