Deputetja Sala Jashari i jep fund beqarisë, ndez dasmën me bashkëshortin në vallëzim tradicional

2
deputetja-sala-jashari-i-jep-fund-beqarise,-ndez-dasmen-me-bashkeshortin-ne-vallezim-tradicional
Deputetja Sala Jashari i jep fund beqarisë, ndez dasmën me bashkëshortin në vallëzim tradicional

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, i dha fund beqarisë të shtunën në një ceremoni private dhe të veçantë.

Dasma e saj, e mbajtur larg syve të publikut, u shndërrua në një moment emocionues dhe të paharrueshëm.

Megjithatë, disa video nga atmosfera e ngrohtë e dasmës po qarkullojnë, duke zbuluar momente të gëzuara dhe festive.

Një prej tyre ishte edhe vallëzimi tradicional që Sala Jashari e realizoi së bashku me bashkëshortin dhe disa vallëtarë të tjerë, duke treguar lidhjen e thellë me traditat e vendit dhe duke shijuar maksimalisht këtë ditë të veçantë.

after content