Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar në një ceremoni private.
Ngjarja, e mbajtur larg vëmendjes së publikut, shënoi një moment të veçantë në jetën e saj, ku dashuria u kurorëzua në praninë e të afërmve dhe miqve më të ngushtë.
Pavarësisht privatësisë së eventit, deputetja ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe të veçanta nga dita e madhe, ku shihet duke ecur drejt altarit me buzëqeshje dhe elegancë.
