“Dërgesat në burg …”, Arbenita sërish tallet keq me urdhër-arresting ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj

4
“dergesat-ne-burg-…”,-arbenita-serish-tallet-keq-me-urdher-arresting-nderkombetar-te-leshuar-ndaj-saj
“Dërgesat në burg …”, Arbenita sërish tallet keq me urdhër-arresting ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka zgjedhur të reagojë me ironi pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj saj nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ndodhet aktualisht, ajo ka ndarë në rrjete sociale një buqetë gjigante me lule shumëngjyrëshe dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin:

“Kështu vijnë dërgesat në burg”.

Ky reagim është interpretuar gjerësisht si një tallje ndaj vendimit të autoriteteve kosovare.

Sipas Prokurorisë, ndaj saj rëndojnë akuzat për mosrespektim të vendimit të gjykatës dhe mbajtje të paligjshme të një fëmije, pasi dyshohet se ka penguar ish-bashkëshortin e saj, reperin Feronit Shabani, të realizojë takimet e rregullta me vajzën e tyre.

Vendimi i gjykatës përcaktonte që takimet të zhvilloheshin dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan. Për këtë arsye, më 14 gusht gjykata lëshoi ndaj saj një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Megjithatë, Arbenita nuk ka zgjedhur heshtjen. Ajo ka reaguar me postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, duke përdorur humorin dhe ironinë për t’i dhënë një mesazh publik situatës.

Përveç buqetës së luleve, pak ditë më parë ajo publikoi edhe një video ku dëgjohej muzikë e Rihannës, duke lënë të kuptohet se nuk po e përjeton me ankth presionin ligjor e mediatik që ka rënë mbi të.

Ndërsa autoritetet kosovare presin ekzekutimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar, modelja vazhdon të shfaqet e qetë dhe e pandikuar, duke jetuar jetën e saj luksoze në Dubai.

after content