

Vajza e këngëtarës së njohur Eli Fara është vënë në pranga nga policia.
Marina Fara u arrestuar pasi u kap me një sasi droge. Sipas informacioneve mësohet se ajo u kap me një sasi 4.4 gramë kokainë.
Policia gjatë kontrolleve rutinë ka ndaluar vajzën e këngëtares dhe më pas ka zbuluar sasinë e kokainës.
Mësohet se droga ishte fshehur në portofol.
Ajo ka deklaruar në polici se kokainën e kishte për përdorim vetjak. 39-vjeçarja u prangos pasi për për përdorim personal mund të mbahet deri 0.3 gramë lëndë narkotike.