DETAJE nga v*asja me armë zjarri, zbulohet shkaku i konfliktit dhe autori i ngjarjes/ EMRAT

1
detaje-nga-v*asja-me-arme-zjarri,-zbulohet-shkaku-i-konfliktit-dhe-autori-i-ngjarjes/-emrat
DETAJE nga v*asja me armë zjarri, zbulohet shkaku i konfliktit dhe autori i ngjarjes/ EMRAT

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni.

Ndërkohë, autori Ndoc Maçaj është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.