DETAJET/ Ishin nisur për pushime dhe morën skafin me qira, si u aksidentuan 7 shqiptarët në Itali

1
detajet/-ishin-nisur-per-pushime-dhe-moren-skafin-me-qira,-si-u-aksidentuan-7-shqiptaret-ne-itali
DETAJET/ Ishin nisur për pushime dhe morën skafin me qira, si u aksidentuan 7 shqiptarët në Itali

Një aksident detar ndodhi mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos në Halkidiki, kur një skaf me shtatë persona u përplas në një breg shkëmbor.

Sipas njoftimit nga autoritetet portuale greke, në bord ndodheshin gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan.

Si pasojë e përplasjes, tre persona u plagosën dhe u transportuan fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros për ndihmë mjekësore.

Të tre janë tashmë jashtë rrezikut për jetën dhe janë lënë të lirë nga spitali.

Skafi, i cili ishte me qira, u përmbys pas përplasjes dhe më pas u tërhoq në breg.

Autoritetet e Portit të Ormos Panagias po kryejnë hetime për rrethanat e ngjarjes. Nuk raportohet për ndotje të detit si pasojë e incidentit.

after content