Tre shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, nën dyshimin për kryerjen e një grabitjeje të dhunshme në një banesë në qytetin e Padovës. Ngjarja ndodhi natën e 10 gushtit, kur tre shqiptarët hynë në shtëpinë e një çifti të moshuar me qëllim vjedhjen e banesës. Pronari, një 70-vjeçar, u godit me levë dhe u shkelmua sapo ra përtokë. Grabitësit u morën të moshuarve telefonat celularë dhe sendet me vlerë, ndërsa përpjekja për të hapur kasafortën dështoi.
Policia ndërmori hetime të shpejta që çuan në identifikimin dhe arrestimin e tre autorëve. Gjatë bastisjes së banesës së tyre u gjetën çanta, bizhuteri dhe para me vlerë 15 mijë euro, si dhe mjetet e përdorura në grabitje, si leva, doreza, radio dore, kaçavida dhe veshjet e përdorura gjatë natës së ngjarjes.
Hetimet zbuluan gjithashtu dy shtetas të tjerë shqiptarë, 27 dhe 28 vjeç, pa precedentë penalë dhe pa vendbanim të fiksuar, të cilët kishin hyrë në Itali vetëm një ditë më parë, me mundësinë e bashkimit me grupin për kryerjen e vjedhjeve të tjera