Dhurata luksoze e gjeste romantike, Oriola Marashi pranë fejesës me të dashurin misterioz! Lidhja me ulje-ngritje dhe unaza e diamantit që paralajmëron dasmën

16
dhurata-luksoze-e-gjeste-romantike,-oriola-marashi-prane-fejeses-me-te-dashurin-misterioz!-lidhja-me-ulje-ngritje-dhe-unaza-e-diamantit-qe-paralajmeron-dasmen
Dhurata luksoze e gjeste romantike, Oriola Marashi pranë fejesës me të dashurin misterioz! Lidhja me ulje-ngritje dhe unaza e diamantit që paralajmëron dasmën

Oriola Marashi po shijon dashurinë. Prej disa kohësh modelja është në një lidhje dashurie, që pritet të zyrtarizohet së shpejti. Partneri i saj, në dukje nuk kursehet aspak për të dashurën e tij.

Modelja është surprizuar pak ditë më parë në orët e vona me disa dhurata luksoze. Në “Instastory” ka publikuar pamje ku shihet një tufë më trëndafila si edhe një dhuratë e mbështjellë, në dukje një bizhuteri e shtrenjtë.

Duket se pas ripajtimit, dyshja po e shijon këtë histori dashurie, duke zbuluar pak nga pak copëza nga e përditshmja e tyre, që ashtu edhe si duket, është e rrethuar nga luksi. Vetë supermodelja ka zbuluar me anë të një unaze që kjo histori dashurie po shkon drejt zyrtarizimit.

Pak muaj më parë, një foto e Oriola Marashit në “InstaStory” trazoi rrjetin, pasi modelja tregonte një unazë me diamant në gisht, duke ngjallur dyshimet se mund të jetë fejuar. Këto aludime zeshkania seksi duket se i ka konfirmuar me disa foto të fundit teksa pozon në bregdet dhe në dorën e saj të majtë shihet unaza e fejesës.

Teksa nuk i ka lënë vend imagjinatës me shfaqjen hot, modelja tashmë mendohet se i ka dhënë fund beqarisë duke pranuar propozimin e të dashurit misterioz. Ndonëse ajo vetë nuk ka konfirmuar se është në lidhje, plot “story” të saj e kanë konfirmuar këtë fakt, pasi shpesh modelja poston trëndafila dhe dhurata romantike.

Vetëm 2 muaj më parë, në media u raportua se lidhja e modeles me djaloshin misterioz kishte përfunduar. Ndonëse ajo asnjëherë nuk e prezantoi publikisht partnerin, për muaj me radhë ajo zbulonte pak nga raporti që sapo kishte nisur.

Në atë kohë në media nuk u zbuluan arsyet e kësaj ndarjeje, por ajo që u bë e ditur është fakti se vetë Ori ka preferuar që të mos flasë shumë për këtë raport, duke preferuar që të rikthehet menjëherë në punë, duke lënë pas këtë histori të shkuar keq. Por duket se tashmë lidhja mes dy të rinjve është rimëkëmbur aq sa për të shkuar drejt një zyrtarizimi.

Oriola, e cila ka qenë pjesë e markave të njohura si “Guess” dhe “Dolce & Gabbana”, është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në ditët e pushimeve, Oriola ka shpërndarë imazhe mahnitëse nga një resort luksoz në Maldive ku ishte në shoqërinë e të dashurit. Ajo shfaqet duke pozuar me bikini të guximshme, duke theksuar format e saj perfekte, por gjithnjë e vetme.