“Dhuratë vetes”/ Neda Balluku e thotë troç: Vitin e ardhshëm do bëj gjoksin…

1
“dhurate-vetes”/-neda-balluku-e-thote-troc:-vitin-e-ardhshem-do-bej-gjoksin…
“Dhuratë vetes”/ Neda Balluku e thotë troç: Vitin e ardhshëm do bëj gjoksin…

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Neda Balluku, e cila në një intervistë të dhënë ka folur më shumë për eksperiencën e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët dhe jo vetëm…

Vitin e ardhshëm e kam vendosur seriozisht që të bëj ndërhyrje kirurgjikale estetike. Mbase gjoksin. (Jo buzë e mollëza) se mendoj që ia kam treguar mjaftueshëm fytyrëm shqiptarëve. Kështu që çdo lloj ndryshimi nuk bën asnjë farë diference. Shpresoj të kem treguar një fytyrë pozitive e të mirë, siç mendoj se e kam. Por për të bërë një ndërhyrje në gjoks mendoj se po, sepse unë kam dhënë gji 4 vite e gjysmë tre fëmijëve, duke i mbledhur bashkë dhe sigurisht ti e ndien tek gjoksi këtë gjë. Dhe mendoj që vitin e ardhshë, për 35-vjetorin tim do të jetë një dhuratë që dua t’ia bëj vetes. Por të jemi mirë deri atëherë.

I diskuton këto pasiguri tek vetja me partnerin?

Kryesisht jo. Nuk jam unë rehat që të thoja këtë pjesë, sepse tendencialisht përgjigjja është gjithmonë ‘je shumë mirë, ke bërë tre fëmijë’. Por nuk është arsye kjo që të thuash se kam bërë tre fëmijë, se unë mbetem Neda.