Eksperti i IT Besmir Semanaj u shpreh i bindur se ministrja e re e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella, do të gabojë me tenderët. Sipas tij, Inteligjenca Artificiale është një mjet shumë i rëndësishëm për të minimizuar korrupsionin nëse përdoret siç duhet, por nuk është një mjet që mund të marrë vendime politike.
“Që Diella do të gabojë me tenderët është e sigurtë, pasi edhe Open AI ka gabime. Ka gjyqe që po hapen kundër Open AI sepse mund të dërgojë njerëz deri në vetëvrasje. Imagjino tani një agjent AI shqiptar, i trajnuar dhe i trajtuar me të dhënat që shteti shqiptar aktualisht ka, të marrë vendime politike. Inteligjenca Artificiale është një mjet shumë i rëndësishëm për të minimizuar korrupsionin nëse përdoret siç duhet, por nuk është një mjet që mund të marrë vendime politike”, tha Semanaj.
Ai u shpreh gjithashtu se “do ishte më mirë që Edi Rama të mos e prezantonte si ministre sepse të vjen edhe keq për ministrat që dje u bënë për herë të parë”.
“Vetë pozicioni i ministrit është për të marrë vendime politike. Diella është më shumë një agjente që do të ndihmojë ata që do të merren me procedurat apo tenderët. Do ishte më mirë që Edi Rama të mos e prezantonte si ministre sepse të vjen edhe keq për ministrat që dje u bënë për herë të parë, sepse askush nuk po merret me ta, por po merren me Diellën”, u shpreh eksperti i IT