Digjet dhe fundoset superjahti, shpëtojnë të gjithë personat në bord

20
digjet-dhe-fundoset-superjahti,-shpetojne-te-gjithe-personat-ne-bord
Digjet dhe fundoset superjahti, shpëtojnë të gjithë personat në bord

Një superjaht 28 metra i gjatë, i quajtur Da Vinci, është përfshirë nga flakët dhe më pas është fundosur pranë bregut të ishullit spanjoll Formentera.

Ngjarja ndodhi papritur, duke shkaktuar panik mes personave në bord. Në mjetin lundrues ndodheshin katër pasagjerë, dy anëtarë ekuipazhi dhe kapiteni.

Falë reagimit të shpejtë të ekuipazhit dhe ndërhyrjes së autoriteteve lokale, të gjithë u evakuuan në kohë dhe nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

after content