“Djali lindi me kancer”/ Rrëfimi i trishtë i aktores shqiptare: Vajza i dhuroi palcën dhe jetën

1
“djali-lindi-me-kancer”/-rrefimi-i-trishte-i-aktores-shqiptare:-vajza-i-dhuroi-palcen-dhe-jeten
“Djali lindi me kancer”/ Rrëfimi i trishtë i aktores shqiptare: Vajza i dhuroi palcën dhe jetën

Në një intervistë televizive prekëse, aktorja shqiptare Feriola Morava Edwards ndau për herë të parë me publikun një nga betejat më të dhimbshme të jetës së saj.

E emocionuar ajo rrëfeu momentin kur, vetëm një muaj pas lindjes së djalit të saj në Amerikë, mjekët zbuluan diagnozën tronditëse: ai kishte lindur me kancer, një formë e rrallë dhe agresive që sfidoi çdo pritshmëri mjekësore.

Por në këtë histori dhimbjeje, lindi edhe një mrekulli: vajza e saj kishte palcën identike me të vëllanë. Ajo u bë shpresa, shpëtimi dhe heroina e heshtur e familjes i dhuroi vëllait palcën, i dhuroi jetën.

Pyetja: Si ka qenë Amerika për ty? Fillimet si i kujton?

Feriola Morava Edwards: Fillimi ishte shumë i vështirë. Im shoq ishte ushtarak. Brenda një viti e mësova anglishten shumë mirë, hyra në universitet, ajo ishte ana pozitive. Kurse ana negative sepse nuk kisha njeri me kë të flisja, doja të flisja me gjuhën time.

Në atë kohë telefonatat ishin 3 dollarë minuta, ishin shumë të shtrenjta dhe më mungonte shumë. Viti i parë ishte shumë i vështirë. Pastaj mësohesh. Fillon krijon shoqërinë dhe një farë jete tjetër.

Pyetja: Ju ndërtuat familjen atje, ti u bëre nënë e dy fëmijëve, djalë dhe vajzë,që duhet të jenë të rritur tani besoj. Cilat kanë qenë momentet më të vështira që ke pasur ti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Feriola Morava Edwards: Momenti më i vështirë ka qenë kur unë kam lindur djalin. Ishte viti 2001 dhe një muaj pas lindjes së atij, ne morëm vesh që ishte me kancer. Ishte lindur me kancer. Kanceri i tij ishte opozita e leuçemisë.

Trupi i tij prodhonte me shumicë rruaza të bardha dhe ato fillon pastaj që të sulmonin pjesët e trupit. I filloi në lëkurë, ishte shumë e vështirë për ne dhe për atë. Ishte një sëmundje shumë e rrallë, saqë edhe mjekimet nuk ishin të përpikta.

Djali sot është shumë mirë. Bëri kimioterapi për një vit e gjysmë dhe ishte një sëmundje shumë fortë. Ne patëm fatin që vajza kishte palcën identike me të djalin. Kështu që i dhuroi vëllait të vet palcën, i dhuroi jetën.