‘Do digjemi’/ Flakët në Skënderbegas, zjarrfikësit përjetojnë momente tmerri, në zonë dëgjohen shpërthime predhash

1
‘do-digjemi’/-flaket-ne-skenderbegas,-zjarrfikesit-perjetojne-momente-tmerri,-ne-zone-degjohen-shperthime-predhash
‘Do digjemi’/ Flakët në Skënderbegas, zjarrfikësit përjetojnë momente tmerri, në zonë dëgjohen shpërthime predhash

Banorët e fshatit Skënderbegas u përballen me momente tmerri teksa zjarri u afrohej banesave. Situata alarmoi edhe ekipet e zjarrfikësve.

“Hajde ikim, do digjemi”, shprehet një nga zjarrfikësit. Ndërkohë, në zonë dëgjohen shpërthime predhash si pasojë e flakëve që përfshinë malin.

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat. 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët. Në mesditë flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie.

Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter.

after content