“Do të të duam shumë”/ Mes lotësh, miqtë homazhe për Artur Zhejin: Ike shpejt…

1
“do-te-te-duam-shume”/-mes-lotesh,-miqte-homazhe-per-artur-zhejin:-ike-shpejt…
“Do të të duam shumë”/ Mes lotësh, miqtë homazhe për Artur Zhejin: Ike shpejt…

Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit, publicistit Artur Zhejit. Personazhe publike, të media por edhe të kinemasë kanë marrë pjesë në homazhe.

Aktorja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, e prekur nga ndarja e mikut të saj, Artur Zheji, ose ashtu siç ajo e thërriste ”Tur”, ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për media.

“Lindi nga dy prindër me shpirt të lirë, nga atdhetarë, nga një artiste të mrekullueshme Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerëzve të shquar shqiptarë. Lindi i lirë nga këta të dy, lindi i mençur, i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë, të mençur. Elokuenca e tij ishte e jashtëzakonshme dhe e pa krahasuar.

Artur Zhejit i jepet lamtumira e fundit! Miq e kolegë vendosin kurora me lule pranë arkmortit
Do na mungojë shumë, shumë… jo vetëm ne që e kishim afër, që e donim dhe e vlerësonim, por të gjithë atyre që donin ta dëgjonin zërin e Turit. Zë të lirë, fjalë të drejtë, mençur, pa thyerje, dhe besoj se do ta kërkojë gjithmonë e do ta mbaj në mendje ashtu siç ishte gjithmonë, i drejtë, i mençur. Unë Turin e njoh, gjyshërit tanë janë kushërinj dhe kanë gjak Gjakove. Ne e donim shumë Kosovën të trashëguar nga dashuria e gjyshërve tanë. Turi, u prehsh në paqe, të deshëm shumë, dhe do të duam shumë”-, tha Bulku e prekur.

Pjesë e homazheve ishte dhe aktori i madh shqiptar, Timo Flloko, i cili përshkroi Zhejin si një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një erudit të rrallë.

Homazhet në nder të Artur Zhejit, Berisha: Një zë më vete në analizat e tij, do e respektoje edhe nëse…
“Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme. Nuk flas në prerjen politike të çështjes, apo si një analist i jashtëzakonshëm në televizione e në media. Arturi ishte një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm, të dukshëm, por të thellë e të brendshëm. Një erudit i përmasave të mëdha. Unë i kam dhënë mësim, leksionet i përgatisja për të më shumë, sepse dijet e tij ishin të tilla sa dinte gjithçka. Ishte djali i Petro Zhejit, por Arturi ishte një bir i tij, kishte edhe një nënë të nderuar, një artiste të madhe. Kam pasur miqësi të afërt. Iku shumë shpejt”-, tha Flloko.