Doli në treg numri më i ri i revistës “Suksesi”

7

Revista “Suksesi” vazhdon të sjellë histori që frymëzojnë dhe motivojnë lexuesit, dhe numri i saj më i ri tashmë është në treg!

Këtë herë, fokusi është te fuqia e sipërmarrjes dhe rrugëtimi drejt suksesit përmes sfidave dhe përkushtimit, shkruan ” Gazeta Projekti”.

Në këtë numër, do të gjeni intervista ekskluzive me disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm të momentit në diasporë dhe në Kosovë, të cilët ndajnë historitë e tyre të guximit dhe inovacionit, kampion të sportit e deri te sipermarres te cilet nga 0 kanë ngritur majat.

Mos e humbisni këtë numër të veçantë të “Suksesi”, ku frymëzimi dhe përvoja ndërthuren për të nxitur brezat e ardhshëm të krijuesve dhe liderëve.