“Donald Trump i shpalli organizatë kriminale”- Berisha: Soros, armiku më i egër i kombit amerikan, i ka shtrirë tentakulat edhe në Shqipëri, përfaqësohet nga Rama

1
“donald-trump-i-shpalli-organizate-kriminale”-berisha:-soros,-armiku-me-i-eger-i-kombit-amerikan,-i-ka-shtrire-tentakulat-edhe-ne-shqiperi,-perfaqesohet-nga-rama
“Donald Trump i shpalli organizatë kriminale”- Berisha: Soros, armiku më i egër i kombit amerikan, i ka shtrirë tentakulat edhe në Shqipëri, përfaqësohet nga Rama

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe rrjetit ndërkombëtar të Fondacionit Soros, të cilin ai e cilëson si një “organizatë kriminale me ndikim të plotfuqishëm në Shqipëri”.

Në një deklaratë nga jashtë ambienteve të SPAK, Berisha është shprehur se reforma në drejtësi në Shqipëri është produkt i drejtpërdrejtë i një sistemi të krijuar nga George Soros, të cilin ai e quajti “armik i egër i kombit amerikan” dhe “kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare”.

Berisha kujtoi se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump shpalli organizatë kriminale George dhe Alex Soros.

Berisha: Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.

Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale.

Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.

Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove.

Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Entoni Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij.