Avokati Gylsen Zhllima ka kritikuar ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke i cilësuar si kërcënim për lirinë e qytetarëve dhe profesionistëve të lirë.
I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24, ai tha se drafti i ri cenon lirinë e medias dhe të shprehjes. Sipas tij, Kodi aktual është i mirë dhe ka nevojë vetëm për rregullime të vogla.
Zhllima paralajmëroi se “politika vetëm e burgosjes” mund të kthehet në një bumerang për vetë autorët e saj.
Avokati Gylsen Zhllima: Drafti për Kodin Penal cenon lirinë e qytetarëve dhe profesionistëve të lirë, cenon lirinë e medias. Kodi Penal aktual është shumë i mirë, por kërkon vetëm pak ndryshime. Qytetarëve iu është cenuar dhe liria e shprehjes nga telefonatat, liria do jetë në të ardhmen e kufizuar, do të jetë liri e kufizuar. Nëse Kodi Penal thotë që nuk mund të kritikosh dot gjykatën, atëherë nuk mund të bësh dot një kritikë publike.
Nëse edhe magjistratë dalin njerëz, që duan të cënojnë lirinë e qytetarëve, atëherë i bie që situata me lirinë nuk është e mirë. Aty në draft ka absurditete, si “ndalohet t’i thuash dikujt martohu” etj. Nuk bëhet politikë “burg, burg”, se do vijë dita që dhe ata që shpikën ‘burg, burg”, do shkojnë një ditë në burg. Konfliktet duhet të zgjidhen dhe jo të shtohen.
(Balkanweb)