Drejton mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

2
drejton-mjetin-ne-gjendje-te-dehur,-arrestohet-29-vjecarja-ne-tirane
Drejton mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

Një 29-vjeçare është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kontrolleve të zakonshme në kryeqytet, ku efektivët kanë ndaluar shtetasen I. Gj., e cila rezultoi në gjendje të dehur, duke rrezikuar sigurinë rrugore.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, ajo është shoqëruar në komisariat dhe ndaj saj janë marrë masat ligjore përkatëse. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

after content