Dua Lipa feston marrjen e shtetësisë së Kosovës në Festivalin “Sunny Hill”, përkrah të fejuarit dhe familjarëve

4
dua-lipa-feston-marrjen-e-shtetesise-se-kosoves-ne-festivalin-“sunny-hill”,-perkrah-te-fejuarit-dhe-familjareve
Dua Lipa feston marrjen e shtetësisë së Kosovës në Festivalin “Sunny Hill”, përkrah të fejuarit dhe familjarëve

Dua Lipa festoi në Prishtinë marrjen e shtetësisë së Kosovës me një performancë të zjarrtë në Festivalin Sunny Hill, që e organizon çdo vit me babanë e saj, Dukagjin Lipa.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi këngëtares dokumentet zyrtare të shtetësisë në një ceremoni solemne të premten, duke e cilësuar atë si “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit tonë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në rrjetet sociale, këngëtarja 29-vjeçare ndau fotografi nga nata festive, ku shihej përkrah të fejuarit të saj Callum Turner dhe miqve të afërt.

“Mora nënshtetësinë një natë më parë dhe pastaj festova shumë në Festivalin Sunny Hill një natë më pas”, shkroi ajo.

Në një deklaratë për mediet, Dua tha se ky moment “plotëson dualitetin që gjithmonë e ka ndjerë brenda vetes”.

Përveç shtetësisë kosovare, Dua Lipa mban edhe atë britanike dhe shqiptare. Ajo u nderua me shtetësinë shqiptare në vitin 2022 për kontributin e saj në promovimin e vendit përmes muzikës.

Këngëtarja, e lindur në Londër nga prindër kosovarë, është kthyer prej vitesh në një zë të fuqishëm ndërkombëtar për Kosovën, përmes muzikës, aktivizmit dhe angazhimit të saj në projekte humanitare.

after content