Dua Lipa “i vë flakën” Ibizës, shfaq linjat perfekte

4
dua-lipa-“i-ve-flaken”-ibizes,-shfaq-linjat-perfekte
Dua Lipa “i vë flakën” Ibizës, shfaq linjat perfekte

Ylli botëror i muzikës me origjinë shqiptare , Dua Lipa, ka ‘ngritur temperaturat’ në Ibiza me paraqitjen e saj të fundit mahnitëse gjatë pushimeve verore.

Këngëtarja 29 vjeçare, është fotografuar duke shijuar një sesion relaksues joge në ujërat kristal të ishullit spanjoll, ndërsa ekspozonte fizikun e saj perfekt me bikini.

Me barkun e sheshtë dhe trupin e tonifikuar në fokus, Dua u dallua për pozicionet e avancuara të jogës, përfshirë pozën Downward Facing Dog, një qëndrim mbi duar, dhe pozën Cobra, duke treguar forcën dhe fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm.

Pas ushtrimeve, artistja e njohur u freskua me një dush të shpejtë në jahtin luksoz ku po pushon së bashku me një grup të ngushtë miqsh. E thjeshtë dhe natyrale, ajo la make-up-in anash dhe lejoi bukurinë e saj të natyrshme të shkëlqente, ndërsa flokët e zeza i kishte të lëshuara lirshëm.

Dua shoqërohej nga i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, 35 vjeç, i cili gjithashtu tërhoqi vëmendjen me trupin e tij të tonifikuar dhe pamjen relaksuese me rroba banje të zeza. Çifti i sapo fejuar dukej më i dashuruar se kurrë, duke kaluar momente romantike nën diellin e nxehtë mesdhetar.

after content